Idrizi: E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë

Futboll

Idrizi: E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:45
Idrizi

Trepça ’89 e filloi me barazim edicionin e ri në Superligën e Kosovës pas rikthimit nga Liga e Parë. 

Mitrovicasit barazuan 2-2 ndaj Dritës, edhe pse kishin epërsinë prej 2-0 në pjesën e parë, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi pas ndeshjes tha se ësht mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë me barazim.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit. Është mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë 2:2. Në pranimin e golave ndikoi përqendrimi.

Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin që e patën futbollistët në fushë si dhe për vullnetin që treguan në duelin ndaj Dritës”, tha Idrizi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat