PSG nuk ndalet, Neymar 2 gola, Mbappe e Sanches nga 1 

Futboll

PSG nuk ndalet, Neymar 2 gola, Mbappe e Sanches nga 1 

Nga: K. Goca Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:50
Neymar

Treshja e frikshme e PSG-së, Neymar – Mbappe e Messi, treguan klasin ndaj Montpellier-it.

PSG ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 ndaj Montpellier-it, në takimin e javës së dytë. 

Është fitorja e dytë e PSG-së, me goldallim 10:2, kryesojnë me 6 pikë në kampionatin francez.

Mbappe në minutën e 23-të dështon nga penalltia.

Për PSG-në shënuan Sacko (39'-autogol), Neymar (43' - nga penalltia e 51', Mbappe (69') e Sanches (88’) dhe për Montpellier-in Khaziri (58') e Tchato (90+2').

Montpellier është në vend të tetë me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat