Feyenoord baras me Heerenveenin

Futboll

Feyenoord baras me Heerenveenin

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:49
Feyenoord baras me Heerenveenin

Feyenood dhe Heerenveen janë ndarë me nga një pikë në javën e dytë të Eredivisie, ndërsa e mbyllën sfidën me barazim pa gola.

Vendasit dominuan të gjithë pjesën e parë të ndeshjes, megjithatë nuk ia arritën që të gjenin rrugën drejt rrjetës, duke bërë që ky fraksion të mbyllej pa gola.

Edhe në pjesën e dytë asnjë prej skuadrave qoftë Feyenoord që kishte dominimin, por as Heerenveen nuk mundën të shënonin, duke u ndarë me barazim pa gola.

Në ndeshjen e javës së parë të Eredivisie, Feyenoord triumfoi në transfertë me rezultatin 2-5 ndaj Vitesse-s, ndërsa Heerenveen merr pikën e dytë sonte, pasi në përballjen e parë u nda po me barazim pa gola ndaj Sparta Rotterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat