Çifti Beckham rrezikojnë burg

Futboll

Çifti Beckham rrezikojnë burg

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:23
Çifti Beckham rrezikojnë burg

Familja Beckham i shijoi pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar. Ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një jet-ski në ishullin Key Biscayne.

Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo.

Në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç. Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord.

Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski. Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat