Guindo prezantohet në klubin e ri

Futboll

Guindo prezantohet në klubin e ri

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 22:42
Guindo

Saliou Guindo zgjedh Emiratet e Bashkuara Arabe për të vijuar karrierën.

Sulmuesi që fitoi Këpucën e Artë në Abissnet Superiore sezonin e kaluar, është prezantuar pasditen e sotme në klubin e FC Dibba.

SuperSport mëson se Guindo ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me pagë 300 mijë euro në sezon dhe ka qenë pikërisht kjo shifër që e ka shtyrë të zgjedhë klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pasditen e sotme Guindo njoftoi zyrtarisht edhe divorcin me Laçin, duke falënderuar drejtuesit, tifozët dhe stafin teknik të kurbinasve, për kohën e kaluar së bashku.

Saliou Guindo pati oferta edhe nga Hungaria e Kroacia, por zgjodhi të ndhekë paratë, duke u transferuar te klubi që i ofroi më shumë, Dibba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat