Situata serioze mes Neymar dhe Mbappe!

Futboll

Situata serioze mes Neymar dhe Mbappe!

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 00:05
Neymar dhe Mbappe!

Sezoni i ri 2022-23 filloi në Ligue 1, Paris Saint-Germain ka grumbulluar dy fitore dhe 10 gola në favor, për shkak të rezultateve 0-5 ndaj Clermont, dhe dje ndaj Montpellier 5-2, ku ishin Neymar dhe Kylian Mbappé protagonistë për shënimet e tyre dhe gjithashtu për një moment tensioni në fushë që ka arritur në rrjetet sociale.

Goli i parë ishte autogol i Montpellier në minutën e 39′, por kur rezultati ishte ende 0-0, u shënua një penallti për PSG-në, por Kylian Mbappe dështoi në ekzekutim. Megjithatë, pak para përfundimit të pjesës së parë, bilbili përcaktoi një tjetër penallti maksimale, e cila shkaktoi një debat mes francezit dhe brazilianit për të përcaktuar se kush do ta godiste ate…

Ndonëse momenti nuk u kap nga transmetimi zyrtar, kronistët bënë me dije se kapiteni Marquinhos duhej të ndërhynte për të qetësuar situatën. Në fund ishte Neymar ai që shënoi me një goditje te bukur. Në pjesën tejter, ish-lojtari i Barcelonës shënoi golin e dytë, më pas mbërriten golat e Mbappe dhe Renato Sanches dhe përfundoi 5-2.

Megjithatë, situata arriti në rrjetet sociale kur përdoruesi dhe tifozi i brazilianit, @Neymargiabr, bëri një publikim për të kritikuar vendimin e PSG-së që francezi të godiste penalltine. Menjëherë mesazhi ka pasur reagime, përfshirë edhe atë të llogarisë së Neymar, qe i ka dhene pelqim.

Christophe Galtier pas ndeshjes tha: “Neymar Jr u zevendesua dje në mënyrë që ai të kishte një ovacion të vazhdueshëm nga publiku. Që prej 4 korrikut, ai ka qenë i paqortueshëm. Ai sillet mirë, mbërriti gati. Ai po performon shumë mirë dhe duket se është i lumtur në lojë.”

Megjithate, Francesc Aguilar shkruan: “Më thonë nga Parisi se armiqësia mes Mbappé dhe Neymar është serioze. Braziliani e di që Kylian i ka kërkuar PSG-së që të përpiqet ta heqë qafe dhe ai nuk do ta falë. Tani puna ka shkuar edhe më tej. Ata nuk e mbështesin njëri-tjetrin. Problem serioz për Galtier".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat