Bylis nuk bëhet pengesë, Beqiri drejt Arabisë Saudite

Futboll

Bylis nuk bëhet pengesë, Beqiri drejt Arabisë Saudite

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:24
Beqiri drejt Arabisë Saudite

Tetovari Jeton Beqiri nuk do të jetë shef i stafit teknik te Bylisi i Ballshit. Tekniku dhe presidenti i klubit miqësisht ndërpresin kontratën, me Beqirin që gjithsesi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit deri në momentin e tranferimit në Arabinë Saudite.

Jeton Beqiri drejtoi sezonin e shkuar Bylisin, duke arritur që të fitojnë vendin e parë dhe të sigurojnë rikthim në elitën e futbollit shqiptar. Tetovari drejtoi gjithë fazën përgatitore të Bylisit, mirëpo një javë para startit të sezonit të ri vjen konfirmimi se ai nuk do të drejtojë skuadrën në Superiore.

Skuadra e Bylisit, konkretisht presidenti i klubit tregon klas dhe mirënjohje për punën e madhe të Jeton Beqirit, duke vendosur mos bëhen pengesë për të ardhmen e trajnerit.

Jeton Beqiri ka marrë një ofertë të favorshme nga Arabia Saudite dhe vetëm marrja e vizës e vonon udhëtimin e tij drejt shtetit arab. Rezultatet e mira me ekipin nga Ballshi kanë qenë faktori kryesor për mbërritjen e ofertës për detajet e së cilës do të shkruajmë në një rast tjetër.

Vlen të ceket se pavarësisht se ka vetëm një javë deri në fillimin e sezonit të ri, presidenti i Bylist nuk ka bllokuar të ardhmen e trajnerit tetovar.

Deri në largimin drejt Arabisë Saudite, Jeton Beqiri mbetet pjesë e Bylisit dhe ai është mbështetje e madhe për presidentin në procesin e vendimit për trajnerin e ri. Në lojë janë tre emra, ndërsa Brenda 48 orëve do të vendoset se kush do të jetë pasuesi i Jeton Beqirit në pankinën e Bylisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat