Çuditi tërë Brazilin

Futboll

Çuditi tërë Brazilin

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:21
Çuditi tërë Brazilin

Pak më shumë se një javë më parë, një djalë i vogël (vetëm 12 vjeç) u bë i famshëm në Brazil me veprime spektakolare me topin (tri sombrero) derisa shënoi gol.

Quhet Davi Luiz dhe luan (ose ka luajtur deri tani) në kategoritë e ulëta të Esporte Clube Uniao në qytetin e Bela Vista de Minas.

Pas valës fillestare të kërkesave për ta nominuar për “Çmimin Puskas”, klubi brazilian Cruzeiro ka shkuar një hap më tej duke “firmosur” me djalin që shfaqi dhunti të jashtëzakonshme.

Davi, në fakt, simpatizon Flamengon, por gjithsesi nuk do ta humbasë këtë mundësi që po i jepet në klubin e dytë më të rëndësishëm në Belo Horizonte (pas Atlético Mineiros).

“Është ëndrra e tij të arrijë majën, kjo është lutja e tij çdo natë: të bëhet një lojtar profesionist,” shpjegoi Isidia Rosana, nëna e Davit, e cila siguroi se ata janë të lumtur dhe me këmbë në tokë pas golit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat