Ademi me Dinamon pësojnë në Bodo 

Futboll

Ademi me Dinamon pësojnë në Bodo 

Nga: K. G. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Dinamo e Zagrebit me gjithë orvatjet deri në fund, dolën të mposhtur me rezultat 1:0 në përballje me Bodo/Glim, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të play-off-it në Champions League.

Skuadra norvegjeze ia doli në përballjen e parë ndaj dinamovitëve.

Kapiteni Arijan Ademi u paraqit standard, dha maksimumin për Dinamon por pa sukses në këtë sfidë. 

Në minutën e 37-të, Pellegrino realizoi për fitoren e Bodos.  

Dinamon e pret përballje e vështirë në takimin e kthimit për të prerë biletën për në fazën e grupeve të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat