Tifozët dalin kundër njeriut që kryeson tifo-grupin e Ballistëve

Futboll

Tifozët dalin kundër njeriut që kryeson tifo-grupin e Ballistëve

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 15:19
Tifozët dalin kundër njeriut që kryeson tifo-grupin e Ballistëve

Skandali i madh po vazhdon te Shkëndija e Tetovës sa i përket tifozëve. Më konkretisht, te Ballistët.

Thuajse i gjithë grupimi është kundër kreut të këtij tifogrupit, Besnik Ibrahimit.

Pak ditë më parë në faqjen zyrtare te Ballistëve kërkohej largimi i menjëhershëm i Besnikut, në të kundërt do të publikoheshin të gjitha provat e përfitimit në këtë rol.

Së fundmi vjen një tjetër reagim i këtij tifogrupi që tregon se përçarja ka mbërritur në nivelet më të larta. Besniku ka larguar nga stadiumi në mënyrën më të keqje të mundshme një tifoz të flaktë të Shkëndijës, Remzi Jonuzin, madje duke kaluar edhe në konfrontime fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat