Manchester Utd nxirret në shitje

Futboll

Manchester Utd nxirret në shitje

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:32
Manchester Utd

Manchester Utd nxirret në shitje!|

Situata te Manchester Utd duket se vazhdon aspak e qetë ku përveç pasigurisë që po shfaq skuadra duket se e njëjta situatë po reflektohet dhe në kryesinë e klubit me familjen Glejzër që duket se ka nxjerrë në shitje klubin.

Disa media angleze në ditën e sotme kanë raportuar lajmin e bujshëm ku thuhet se ankesat e  vazhdueshme të tifozëve dhe mungesa e rezultateve kanë bërë kryesinë të nxjerrin në shitje klubin duke kërkuar një shifër rekord prej 6 miliardë eurosh.

Nëse shitja me këto shifra finalizohet do të jetë një rekord historik për Europën pasi kurrë një klub nuk është shitur për një shifër të tillë, me Utd që vazhdon të prodhojë situata edhe jashtë fushës së lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat