Vetëm me një kusht

Futboll

Vetëm me një kusht

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 16:09
Vetëm me një kusht

Chelsea thuhet është i gatshëm të lejojë yllin amerikan, Christian Pulisic, të shkojë në huazim te Manchester United.

Blutë pranojnë se në një vit të Kupës së Botës, Pulisic dëshiron futboll të rregullt të ekipit të parë.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, pronari Todd Boehly do të lejojë lëvizjen e Pulisic vetëm me një kusht.

Nëse Pulisic dëshiron të luajë për Unitedin si huazim këtë sezon, ai mund ta bëjë këtë nëse pranon të zgjasë kontratën e tij me Chelsean fillimisht.

23-vjeçari ka dy vite deri në përfundimin e kontratës së tij, gjë që e ka shqetësuar Chelsea.

Pavarësisht se si do të performojë këtë sezon si huazim, do t’i mbetej vetëm një vit në verë, që do të thotë se nuk mund ta shesin për një tarifë të konsiderueshme.

Nëse ai e zgjat marrëveshjen e tij me një ose dy vjet, Chelsea mund të mbrojë vlerën e tij dhe të kontrollojë gjithashtu të ardhmen e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat