Trajneri i Watford duartroket Rei Manajn

Futboll

Trajneri i Watford duartroket Rei Manajn

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:11
Trajneri i Watford

Rei Manaj ka shënuar golin e parë në Championship me fanellën e Watford.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 55 të takimit, ndryshe nga më parë, që ka pasur fare pak minuta.

Lojtari i Kombëtares arriti të realizonte ndaj Birminghamit. Ndërkohë trajneri Edward ka duartrokitur Manajn për realizimin e tij.

“Ishte shumë i qartë. Është padyshim motivim i madh për Manajn që shënoi dhe ne kemi nevojë për këta lojtarë.

Ka ardhur nga vend tjetër, kemi grup konkurrues. Vendi i titullarit fitohet duke punuar shumë dhe duke qenë i besueshëm. I tregoi gjërat që kërkoheshin dhe i erdhi momenti, pastaj u shpërblye me golin.

Jam i kënaqur për Manajn, duhet të vazhdojë kështu”, tha trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat