Napoli kompleton transferimin e Ndombele

Futboll

Napoli kompleton transferimin e Ndombele

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:07
Ndombele

Napoli ka përfunduar transferimin e mesfushorit Tanguy Ndombele si huazim nga Tottenham.

Francezi, sipas marrëveshjes do të qëndrojë në qytetin italian gjatë edicionit 2022-23 po me opsion qëndrimi më të gjatë dhe blerjen nga napolitanët.

Ndombele i ishte bashkuar ekipit anglez në vitin 2019 nga skuadra franceze Lyon.

Napoli, i cili e nisi sezonin në Serie A me një fitore 5-2 ndaj Hellas Veronës, deri tash ka bërë tetë nënshkrime me futbollistë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat