Tjetër është Southampton dhe tjetër të luash te Chelsea…

Futboll

Tjetër është Southampton dhe tjetër të luash te Chelsea…

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:42
Broja

Thomas Tuchel ka lënë të kuptohet se Chelsea mund të konsiderojë transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang në merkaton e kësaj vere, pasi preferon të ketë më shumë lojtarë në skuadër që mund të luftojnë për vendet e tyre në formacionin fillestar.

Trajneri gjerman vuri në dukje se një grup i kompletuar do t’i lejojë Blutë të konkurrojnë për disa trofe kryesorë. Ai sugjeroi që klubi të përpiqet të nënshkruajë me më shumë lojtarë, ndërsa merkatoja mbetet e hapur.

Ndërsa ai nuk zbuloi asnjë emër, në konferencë shtypi në pritje të takimit me Leeds, Tuchel tha: “Unë besoj se mund të konkurrojmë me këtë grup, por është një gjë të garosh një herë në javë dhe tjetër 60 herë në vit, ose tri herë në javë.

Duhet të keni lojtarë që sfidojnë për vendin e tyre, për minutat e tyre në formacion. Nuk varet vetëm nga taktika dhe shpirti i ekipit, ka të bëjë edhe me thellësinë në skuadër dhe sfidën. Për sa kohë që merkatoja është e hapur, ka gjithmonë mundësi. Fokusi është në atë që kemi, jo në atë që mund të kemi”.

Armando Broja u kthye te Chelsea nga huazimi i tij te Southampton, këtë verë. Ai ka pasur probleme me lëndimet që nga ribashkimi me klubin e tij mëmë dhe Tuchel sugjeroi se nuk kishte një plan të qartë për sulmuesin 20-vjeçar.

Kur u pyet nëse Broja mund të ishte opsioni nr.9 për të udhëhequr sulmin, trajneri gjerman tha: “Po dhe jo. Ne dimë mjaftueshëm për të, por është një gjë të performosh në huazim dhe tjetër të performosh në një klub si Chelsea.

Ai u lëndua në përgatitjet parasezonale, tani është i lënduar përsëri, kjo nuk na ndihmon të kemi një pamje të qartë se çfarë mund të na japë. Mendoj se është një shans i madh për Armando që të ketë ndikim te Chelsea”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat