Real Madrid nuk humb kohë

Futboll

Real Madrid nuk humb kohë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:57
Real Madrid nuk humb kohë

Me Casemiro drejt Manchester United, Real Madrid nuk ka kohë për të humbur dhe madrilenët kanë “piketuar” pasardhësin e brazilianit.

Bëhet fjalë për një tjetër brazilian, mesfushorin e Newcastle, Bruno Guimaraes.

24-vjeçari është në krye të listës së dëshirave, jo vetëm të kampionëve të Evropës, por edhe trajnerit Ancelotti. Gjithsesi, asgjë nuk do të jetë e lehtë për madrilenët, kjo për disa arsye.

Newcastle, nuk kërkon të heqë dorë nga mesfushori, pasi projekti i “qymyrxhinjve” lidhet ngushtë me ishin e Lyon. Bruno ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe kjo penalizon ndjeshëm spanjollët dhe në fund, kartoni i brazilianit, pasi Newcastle kërkon rreth 70 milionë euro.

Real Madrid pritet të nisë kontaktet e para me agjentin dhe vetë lojtarin 24-vjeçar, e më pas për tentuar marrëveshjen me Newcastle, por të paktën, në “letër” duket një operacion shumë i vështirë për “Los Blancos”.

Ishi i Lyon ka hyrë në vitin e dytë në Premier League, pasi u transferua në janarin e këtij viti te Newcastle dhe Bruno në 7 muajt e parë numëron 19 ndeshje dhe 5 gola ne Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat