Monchengladbach merr kreun e Bundesliga

Futboll

Monchengladbach merr kreun e Bundesliga

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:58
Monchengladbach

Borussia Monchengladbach e ka mbyllur me sukses raundin e tretë të Bundesliga dhe momentalisht mban kreun e renditjes, ndonëse ekipet e tjera të elitës së futbollit gjerman ende nuk e kanë kryer këtë javë.

B.Monchengladbach fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hertha Berlin, pas një ndeshje që e dominoi dhe në fund ia doli të merrte tre pikë me vlerë.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 34’ nga Plea, pas ekzekutimit të një penalltie.

Në minutën e 69’ Hertha Berlin mbeti në inferioritet, pasi Uremovic mori kartonin e dytë të verdhë.

Vendasit patën mundësinë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 70’, por Hofmann nuk ia doli të realizonte siç duhej penalltinë. Pas kësaj jave Hertha Berlin renditet në vend të 17-të, me zero pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat