Trajneri italian i Real Madridit ka analizuar lojën e skuadrës së tij në “Balaídos”, ku doli me fitoren e pastër 4-1.
Ancelotti “përulet” para veteranit ballkanas, Luka Modriç.
Modriç? "Ai është i pavdekshëm, gjithmonë i përgatitur, gjithmonë luan shumë mirë.
Goli i tij ndryshoi fatin e ndeshjes, deri atëherë ishte një lojë e barabartë dhe konkurruese.
Ata bënin presion të mirë dhe ne patëm vështirësi. Në pjesën e dytë e përmirësuam lojën tonë, tranzicionet ishin spektakolare”, tha Ancelotti.