Asllani: Lazio ekip i vështirë

Futboll

Asllani: Lazio ekip i vështirë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:15
Asllani

Interi përballet sonte me Lazion dhe në fushë mund të jenë edhe shqiptarët Kristjan Asllani e Elseid Hysaj. Mesfushori i zikaltërve ka folur për kanalin e Serie A:

“Kur ai erdhi te Empoli, gjithashtu erdha edhe unë. Unë isha 7 vjeç dhe ai ishte 15. Është gjithmonë kënaqësi kur luajmë kundër njëri-tjetrit. Ne gjithnjë kemi ndërruar fanellat. Është shok me mua.

Kundër Lazios do të jetë e vështirë, pasi janë një ekip shumë i fortë.

Duhet ta përgatisim mirë dhe të imponojmë lojën tonë. Duhet të bëjmë gjërat që na kërkon trajneri dhe të marrim tre pikët në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat