Skuadra e Ferizajt përforcohet me një futbollist nga Kameruni, me synim për një ecuri më të mirë në vazhdim të kampionatit.
Borel Moukoko është përforcim i ferizajasve.
“FC Ferizaj transferon mbrojtësin Borel Moukoko!
Kemi kënaqësi të ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane.
Ai vjen në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanellën tonë”, njofton FC Ferizaj.