Ademi takoi ambasadorin e ri suedez, Jonas Westerlund 

Futboll

Ademi takoi ambasadorin e ri suedez, Jonas Westerlund 

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 13:34
Ademi takoi ambasadorin e ri suedez, Jonas Westerlund 

Presidenti  i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar, sot, ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Kreu i FFK-së, fillimisht i shprehu mirëseardhje ambasadorit suedez në vendin tonë, teksa e informoi mbi rrjedhën e futbollit në Kosovë dhe projektet që janë duke u realizuar.

Ademi u shpreh i lumtur që ambasadori suedez është i afërt me futbollin, duke pasur parasysh se është një ish-futbollist dhe tani një fans i madh i futbollit.

Në këtë takim u diskutua edhe për raportet shumë të mira që FFK-ja ka me Federatën suedeze të futbollit si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta me Ambasadën suedeze, me synimin që futbolli të ketë shtrirje sa më të gjerë në të gjithë vendin dhe tek të gjitha grupmoshat dhe komunitetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat