Skuka: Nuk më “rritet mendja”

Futboll

Skuka: Nuk më “rritet mendja”

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:46
Skuka

Partizani ka arritur një tjetër fitore në drejtim të Kolelës. Këtë herë të kuqtë kanë mundur me shifrat 0-1 Bylisin. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 29 me një skemë nga goditja e dënimit, që dukej se ishte provuar shumë herë në stërvitje. Da Silva nisi një top të bukur për te Skuka, që gjeti rrjetën dhe menjëherë tregoi se ishte gol me tru.

Sulmuesi kishte humbur një mundësi të artë që në minutën e 3 për të shënuar. Kështu do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën Bylisi kishte një mundësi të artë për të shënuar. Qardaku la në vend Bitrin me një driblim të bukur në të 64, por goditja e tij shkoi thuajse ngjitur me shtyllën. Kështu Partizani arrin që të marrë 9 pikë në 3 javët e para të Superiores.

Ndërkohë tronditja e madhe erdhi nga Egnatia kundër Lacit në transfertë. Ekipi i Tetovës nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit për të shënuar. Me nisjen e pjesës së dytë, De Large do të përfitonte nga vendosja e gabuar te Laci për të gjetur golin e vetëm të takimit që do t’i jepte tre pikët Egnatias në transfertë. Në të 72 do të vinte goli tjetër nga De Larg, që u anulua pasi Musta ishte në pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. 

Skuka, tha: “Tre ndeshje në tre gola? E kam parashikuar normalisht një nisje të tillë, mendova në fakt se sot do të shënoja më shumë se një gol. Rasti i humbur me Saburtalon? Ka ikur tani, sigurisht që jam i përkushtuar më tepër me punën tani, stërvitjen. Rasti te goli? Vetëm njëherë e kishim provuar dhe na doli. Nuk jam tipi që më rritet mendja nga vlerësimet”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat