Fenerbahce kishte provuar huazimin e Hazard-it

Futboll

Fenerbahce kishte provuar huazimin e Hazard-it

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:56
Eden Hazard

Klubi turk, Fenerbahce kishte provuar që të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Eden Hazard.

Siç raportojnë mediet e huaja, klubi turk kishte përgatitur një ofertë të ‘vonuar’ për belgun, ofertë e cila ishte refuzuar nga madrilenët javën e kaluar.

Fenerbahce thuhet se i kishte provuar që ta marr Hazardin në formë huazimi me synimin që në qershorin e ardhshëm ta blentë kartonin e plotë të belgut.

Megjithatë, Hazard i rezistoi ofertës duke besuar se do ta ketë një fushatë të suksesshme me ‘Los Blancos’.

Kujtojmë se ish-kapiteni i Chelseat gjatë kësaj verë, ishte i lidhur me rikthimin në ‘Stamford Bridge’ si dhe kërkohej nga Newcastle United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat