Franca ka mobilizuar forcat e saja.
Ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve dhurojnë duele shumë interesante pasi përveç sigurimit të vendit të parë dhe ngjitjes në Ligë, mund të sjellin edhe një rënie të bujshme në Ligën B.
Skuadra e Francës luan sot një sfidë vendimtare ndaj Austrisë ku në rast humbje, do të dekretojë zyrtarisht rënien në Ligën B në edicionin e ardhshëm.
Një goditje e rëndë për Mbape & Co. sa i përket imazhit të kësaj përfaqësueseje që vlerësohet nga shumëkush si fituese potenciale e Botërorit në Katar.