Edi Martini shpërthen ndaj kritikëve

Futboll

Edi Martini shpërthen ndaj kritikëve

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:01
Edi Martini

Humbja e Shqipërisë ndaj Izraelit me rezultatin 2-1 ka prodhuar kritika dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka reaguar edhe legjenda shkodrane Edi Martini, i cili i ka dalë në krah ekipit kombëtar në këtë moment të vështirë.

Sipas ish-sulmuesit dhe ish-trajnerit kampion, kulmi i kulmit është kur njerëzit kritikojnë Brojën.

STATUSI I PLOTË I EDI MARTINIT:

Eshte e vertete qe humbja me Izraelin me ka merzite edhe mua por nuk mund te shikoje reagimet e sharjet e njerzve qe me duket sikur mezi pasken prit te ndodhe dicka e tille. Nuk eshte Izraeli nje skuader qe eshte me e dobet se ne dhe eshte turp te na mundi e para dhe e dyta cila skuader ne bote qe nuk i lozin 5 lojtare te formacionit baze per arsye demtimi dhe mos te ndikoje tek loja dhe kulmi i kulmit eshte kur shikoj njerez qe kritikojne Brojen per ato raste qe humbi apo nuk i pasoj .

E para rastet i krijoj vete ku normal mund te bente me mire por mos harroni eshte vetem 21 vjec

Eshte nje djale i shkelqyer nje djale qe ka qef vetem te stervitet dhe te permisohet nga dita ne dite

Eshte nje djale qe eshte krenar qe eshte shqiptar dhe qe ka zgjedhur per te luajtur per Shqiperine nje kohe qe mund te kishte zgjedhur edhe Angline por zgjodhi per te lujtur per ne sepse eshte edukuar nga 2 prind te mre qe kan le dhe jane rritur ne Shqiperi dhe jane krenar qe jane Shipetar.

Broja eshte nje dhe duhet ti themi zotit faleminderit qe e kemi sepse eshte hera e pare qe me ket djale krenohemi dhe e krahasojme me lojtaret me te mire ne evrope e them me bindje se shqiperia nuk ka pase dhe nuk ka dhe veshtire do te kete lojtare si Broja prandaj respektoni ket djale respektoni ket ekip sepse shume shpejt do krenohemi me kto djem .forca Shqiperia eliminatoret e kampionatit evropian po vijne dhe jam i bindur se do ja dilni respekte kampiona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat