Allan përshëndetet me Evertonin

Futboll

Allan përshëndetet me Evertonin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:13
Allan

Allan përshëndetet me Evertonin!

Ende i pa përdorur në Premier League nga trajneri i Evertonit, Frank Lampard, Allan largohet nga futbolli anglez dhe shkon të luajë në kampionatin e Emiratave të Bashkuara Arabe, ku tregu i transferimeve zgjat deri në fund të kësaj jave.

Allan ka nënshkruar për Al Wahda, një klub nga Abu Dhabi, por nuk ështe bërë e ditur as kohëzgjatja e kontratës dhe as shuma e marrë nga Evertoni për këtë transferim.

“Everton dëshiron të falenderojë Allan për atë që ka bërë për ne dhe i urojmë atij fat të mbarë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat