Brazili shkatërron Tunizinë

Futboll

Brazili shkatërron Tunizinë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:53
Brazili “tregon dhëmbët”, shkatërron Tunizinë

Brazili ka zhvilluar një super miqësore përbalë Tunizisë, duke provuar edhe njëherë tjetër se është në tp formë përpara nisjes së Botërorit Katar 2022.

Ekipi i trajnerit Tite shtangu me fitoren 5-1 djemtë e Kadri, duke e diktuar ritmin gjatë gjithë sfidës.

Goli i parë dhe që zhbllokoi sfidën u realizu nga Raphinha në minutën e 11’, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Casemiro. Tunizia gjeti golin e barazimit në minutën e 18’ me Talbi, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 1 minutë, pasi në minutën e 19’ Richarlison shënoi golin e dytë për vendasit.

Neymar do të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 29’, pasi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe i dhuroi golin e tretë ekipit të tij. Ndërsa në minutën e 40’ Raphinha do të realizonte golin e dytë personal dhe të katërtin për Brazilin.

Sikur të mos mjaftonte ky rezultat, Tunizia do të mbeste me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bronn në minutën e 40.

Edhe në fraksionin e dytë Brazili kishte dominim absolut, por në këtë pjesë u realizua vetëm një gol, ai i Pedros në minutën e 74’, i cili vulosi edhe rezultatin e kësaj miqësoreje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat