Benzema pret të luaj ndaj Osasunas

Futboll

Benzema pret të luaj ndaj Osasunas

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:42
Benzema

Karim Benzema po ndihet shumë mirë dhe është gati të luajë një pjesë në ndeshjen e radhës të Real Madridit.

"Jam i kënaqur që jam rikthyer me ekipin. Ndihem shumë mirë, rehat.Mezi po pres ndeshjen e së dielës”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Benzema u lëndua kundër Celtic më 6 shtator humbi tre ndeshjet e fundit të Real Madridit për shkak të një dëmtimi në gju dhe nuk luajti në dy ndeshjet e Francës në Ligën e Kombeve.

Real Madrid ndeshjen e radhës në La Liga e luan kundër Osasunas.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat