Liverpooli vë në shitje Firmino-n

Futboll

Liverpooli vë në shitje Firmino-n

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:08
Liverpooli vë në shitje Firmino-n

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpulli, pas 7 viteve në “Anfield Roud”.

Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantëve anglez në verën e vitit 2015 nga Hofenheim për 41 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka qënë një futbollist shumë i rëndësishëm.

Por vitin e fundit braziliani ka humbur vendin e titullarit dhe tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me “The Reds”.

Gjiganti anglez i ka ofruar rinovimin, por Firmino e ka refuzuar atë pasi dëshiron një aventurë të re. Skuadra më e interesuar për brazilianin mbetet Juventusi, por bardhezinjtë nuk duan të paguajnë për të në janar dhe e duan falas në verë.

Nuk përjashtohet mundësia që autori i tre golave dhe tre asistimeve këtë sezon të rikthehet në janar në Gjermani. Gjithnjë sipas tabloidit anglez The Sun, Dortmund është gati të shpenzojë 10 milionë euro për brazilianin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat