FC Prishtina nuk heq dorë nga stadiumi

Futboll

FC Prishtina nuk heq dorë nga stadiumi

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 15:26
Stadiumi

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (2 tetor) ndaj Trepçës '89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

"Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët.

Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë).

Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje në mënyrë që të rikthehemi te fitoret", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat