Sot zhvillohet derbi Ballkani pret Gjilanin

Futboll

Sot zhvillohet derbi Ballkani pret Gjilanin

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës sot vazhdon me një ndeshje.

Kampioni në fuqi e mirëpret në shtëpi Gjilanin, për ndeshjen e xhiros së nëntë në futbollin elitar.

Të dy këto skuadra janë pretendente për titull në sezonin e ri të Superligës, andaj cilësohet si derbi përballja në mes tyre.

Pas tetë xhirosh ekipi i Gjilanit kanë 14 pikë në vendin e tretë, duke përfshirë katër fitore, dy humbje dhe ndy barazim.

Ballkani në anën tjetër kanë zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje (për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane) dhe kanë pesë fitore dhe një humbje.

Suherekasit pozicionohen në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Pritet të jetë një përballje interesante sot me fillim nga ora 13:00.

Sot ishte paraparë te zhvillohej edhe ndeshja Prishtina – Trepça `89, por është shtyrë (për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në ‘Fadil Vokrri’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat