Hyka: Nuk bënin hile, bënim luftë atëherë për këtë emër

Futboll

Hyka: Nuk bënin hile, bënim luftë atëherë për këtë emër

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:23
Hyka: Nuk bënin hile, bënim luftë atëherë për këtë emër

Të gjithë shohin atë që kamera paraqet si imazh kryesor, por emocioni i vërtet gjendet te njerëzit e thjeshtë, ata që reklamohen më pak në syrin e publikut, ku mund të gjesh një thesar të ndjenjave dhe përjetimit.

Si rasti i Muhamed Hykës, që punoi për 31 vite si këpucar te Tirana. Më pas ai punoi edhe si masazhator i klubit. Me pak fjalë nuk ishte punë, por dashuri. Muhamed Hyka kërkonte të bënte çdo lloj pune vetëm që të ishte aty, pranë Tiranës së tij.

Një reportazh emocionues vjen nga “A2 Cnn” me gazetaren Dea Kozma që ka intervistuar 80-vjeçarin. Mjafton që t’i përmendësh dy emra: “Arben Minga dhe Agustin Kola”. Vetëm kaq, nuk kërkohet më tepër që lotët t’i rrjedhin si të ishte një fëmijë i vogël, pasi shumë kujtimet i ngjallen në mendje.

“Tirana ishte klubi më i mirë atëherë dhe tani, se kishte njerëz tamam. Nuk bënin hile. Aty bëhej luftë se kush do të hynte në ekip, bëhej luftë. Partizani ishte kot, Dinamo edhe më kot fare. Tirana ishte ndryshe, kishte emrin që të trembte. Tifozët ishin zemra e ekipit”, tha Hyka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat