Tonali: Diçka shumë emocionuese, jemi ekip i madh

Futboll

Tonali: Diçka shumë emocionuese, jemi ekip i madh

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:25
Tonali: Diçka shumë emocionuese, jemi ekip i madh

Duke folur në mikrofonat e “Milan TV”, mesfushori i kuqezinjve Sandro Tonali komentoi fitoren 3-1 në fushën e Empolit: “Ishte një fund pak i çuditshëm.

Bëmë një lojë të mrekullueshme, por pa e gjetur golin. Pastaj e gjetëm veten një herë në disavantazh. Kjo nuk na dëmtoi, por n​a bëri të mendonim se duhej të fitonim patjetër.

Linja anësore për Leao? Është diçka që vjen natyrshëm kur luan, nuk është e përgatitur. Pastaj kishim forcën për të gjetur golin e 3-1, çka na bëri të kuptojmë se kemi potencial të madh.

Çfarë shtytje na jep kjo fitore? Shumë, na bën ta nisnim javën e re në mënyrën më të mirë. Në Empoli fituam si një skuadër e madhe, duhet t’i urojmë të gjithë lojtarët.

Shiriti i kapitenit? Një emocion i madh, jam i lumtur. Nëse do ta kisha bërë në një mënyrë tjetër, pa këto lëndime… Më vjen keq për Simon, Alex dhe Davide”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat