Sonte luhet derbi Partizani - Tirana

Futboll

Sonte luhet derbi Partizani - Tirana

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:38
Sonte luhet derbi Partizani - Tirana

Sonte duke filluar nga ora 19:00, kryeqyteti mban frymën pasi do të zhvillohet derbi Partizani-Tirana në stadiumin “AIR Albania”.

Një derbi me shumë rivalitet do të jetë ky i sotmi ku kampionët aktualë të Shqipërisë nuk mposhten nga Partizani prej pesë ndeshjesh.

Ndërsa “demat e kuq” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të kampionatit me 12 pikë, +4 nga bardheblutë e vendit të 5-të.

Skuadra e Orges Shehit do ta luajë këtë ndeshje pas fitores ndaj Teutës, teksa nuk mposhten prej 3 ndeshjesh, disfata e parë dhe e fundit ishte kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 1-2.

Edhe të besuarit e Xhovani Kolelës gjithashtu e kanë provuar shijen e humbjes, teksa ishte përpara 2 takimeve, ajo ndaj Erzenit në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.

Sonte në mbrëmje premtohet spektakël nga të dyja ekipet, teksa tifozët pritet që ta tejmbushin stadiumin “AIR Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat