Formacionet zyrtare të Bayern Munich e Plzen

Futboll

Formacionet zyrtare të Bayern Munich e Plzen

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Bayern Munichut dhe skuadrës së Plzen, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Bayerni e mposhti Barcelonën me rezultat solid 2:0, kurse Plzen u mposht 2:0 nga Interi, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e parë në Grupin C me gjithsej gjashtë pikë, krahas Plzen që renditet e fundit në grup me asnjë pikë të tubuar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për kampionin gjerman nuk do të paraqiten Hernandez, Kimmich, Muller dhe Sarr, kurse te Plzen mungojnë Bucha, Dedic, Kasa, Reznik dhe Sykora.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do të fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Davies, De Ligt, Upamecano, Mazraoui; Gravenberch, Goretzka; Mane, Musiala, Sane; Gnabry

Plzen (4-2-3-1): Tvrdon; Holik, Hejda, Pernica, Havel; Kalvach, N’Diaye; Kopic, Vlkanova, Mosquera; Chory

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat