Barcelona fton 100 mijë tifozë

Futboll

Barcelona fton 100 mijë tifozë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:50
Barcelona fton 100 mijë tifozë

Barcelona ka nisur të mendojë që tani për ndeshjen e kthimit kundër Interit pas humbjes 1:0 mbrëmjen e djeshme. Klubi blaugrana ka ftuar tifozët për të qenë sa më shumë të pranishëm në këtë duel.

“Të mërkurën e ardhshme, ju do të jeni lojtari jonë i 12-të”, shkruan ekipi katalanas duke e shoqëruar dhe më një foto të stadiumit të mbushur.

Skuadra e Xavit kontestoi sfidën ndaj Interit mbrëmjen e djeshme për shkak të një episodi, që sipas tyre ishte penallti pas një prekje të topit me dorë nga Dumfries, por arbitri Vincic mendoi ndryshe.

Barcelona duhet të fitojë me patjetër, madje dhe me një rezultat më të mirë se 2-0 për të mos lënë gjithçka në dorë të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat