Kastrioti vazhdon përgatitjet për Teutën

Futboll

Kastrioti vazhdon përgatitjet për Teutën

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:29
Kastrioti vazhdon përgatitjet për Teutën

Kastrioti do të përballet me Teutën në sfidën e javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, një takim shumë i rëndësishëm për krutanët të cilët do të kërkojnë fitoren për t’iu larguar zonës së ftohtë në renditje.

Ky takim do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e Kamëz duke nisur që nga ora 15:00, teksa për këtë përballje trajneri Emiliano Çela ka marrë një lajm pozitiv dhe një lajm të keq.

Edon Hasani, pritet të mungojë përballë durrsakëve pas dëmtimit në minutën e 83 në Rrogozhinë.

Një mesfushorë mungon e një tjetër kthehet. Onanuga do të jetë “afrimi” i rëndësishëm për Kastriotin. Nigeriani ishte kthyer në vendlindje dhe priste vizën për t’u kthyer në Shqipëri. Vizë e cila ka ardhur së fundmi dhe lojtari i bashkohet ekipi në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat