Zyrtarizohet kandidatura e përbashkët e tre shteteve, mes tyre edhe Ukraina

Futboll

Zyrtarizohet kandidatura e përbashkët e tre shteteve, mes tyre edhe Ukraina

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:10
Zyrtarizohet kandidatura e përbashkët e tre shteteve, mes tyre edhe Ukraina

Zyrtarizohet kandidatura e përbashkët e tre shteteve, mes tyre edhe Ukraina!

Federata spanjolle ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ukrainës në ofertën e përbashkët Spanjë-Portugali për të pritur Kupën e Botës 2030.

Siç kishte raportuar “The Times” në raportin e tyre, dy vendet iberike kanë bërë një lëvizje simbolike, duke ftuar federatën e futbollit ukrainas të bëhet pjesë e projektit për mbajtjen e Kupës së Botës.

Në njoftimin e saj, RFEF thekson se ka mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe Aleksander Ceferin për këtë lëvizje dhe se projekti synon të veprojë si burim frymëzimi për shoqërinë përmes futbollit, me një mesazh subversioni shprese dhe solidariteti, duke thënë megjithatë se plani i përcaktuar për 14 stadiume nuk do të ndryshojë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat