Guardiola “tremb” Milanin dhe Napolin

Futboll

Guardiola “tremb” Milanin dhe Napolin

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:48
Guardiola “tremb” Milanin dhe Napolin

Pep Guardiola është gjithmonë në kërkim të futbollistëve më të mirë në Botë.

Së fundmi në listën e tij të dëshirave ka përfunduar edhe Rafael Leao.

“Qytetarët” janë gati që të paguajnë plotë 15 milionë euro për ta transferuar dhe një rrogë shumë më të mirë se kuqezinjtë.

Objektivi i dytë është po nga Seria A, por nga ekipi i Napolit. Khvicha Kvaratskhelia, i cili po shkëlqen në këtë fillim të sezonit dhe ka një vlerësim prej 35 milionë eurosh në merkato.

Me 5 gola në Serinë A dhe një në Champions League, pa harruar asiste të ndryshëm, gjeorgjiani ka treguar menjëherë vlerat e tij. Presidenti i Napolit mund të kërkojë më shumë se 100 milionë euro për ta lënë të lirë verën e ardhshme me ritmet e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat