Topi i Artë, Mane lë mënjanë egoizmin

Futboll

Topi i Artë, Mane lë mënjanë egoizmin

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:37
Topi i Artë, Mane lë mënjanë egoizmin

Duhet edhe pak për të mësuar se cili do të zgjidhet lojtari më i mirë i këtij 2022, duke fituar Topin e Artë.

Karim Benzema është favoriti, edhe pse ka ekspertë që japin edhe Sadio Mane mes kandidatëve të mundshëm. Pikërisht sulmuesi senegalez, që kaloi nga Liverpooli te Bayerni i Mynihut gjatë verës, foli për “Canal Plus” për rivalin francez duke i dhënë meritat, teksa deklaroi:

“Benzema ka bërë një sezon madhështor me Realin dhe fitoi Championsin. Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton ai. Bëri një sezon të madh me Realin dhe fitoi gjithçka, besoj se i ka të gjitha meritat për Topin e Artë, jam i lumtur për të”.

Për sa i përket aspektit personal, Mane më pas foli duke iu referuar kalimit te Bajerni dhe te fitorja e Kupës së Afrikës me Senegalin, teksa u shpreh:

“Triumfi në Kupën e Afrikës ishte një çlirim për mua dhe për vendin tim, por e përsëris: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema dhe këtë e mendoj sinqerisht”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat