Inzaghi: Jemi gati për një ndeshje të fortë

Futboll

Inzaghi: Jemi gati për një ndeshje të fortë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:44
Inzaghi: Jemi gati për një ndeshje të fortë

Inter do të ndeshet sot në mbrëmje ndaj Barcelonës në Camp Nou, ku pritet të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe e vështirë.

Barcelona pret me padurim të tentojë një hakmarrje ndaj zikaltërve për atë humbje në San Siro. Për këtë sfidë, Simone Inzaghi ka folur për mikrofonat.

Një mundësi për ju?

“Në ndeshjen e parë e dinim se ishte një mundësi e shkëlqyer dhe e shfrytëzuam mirë. Ne e dimë nesër është shumë e rëndësishme. E dinim që duhej bërë diçka e jashtëzakonshme, po luajmë grupin me të gjitha forcat. Do të gjejmë një stadium të mbushur plot, por ne jemi Inter dhe do të duhet të bëjmë lojën tonë.

Keni frikë nga arbitrazhi?

“Pashë vetëm që UEFA e vlerësoi pperformancën e San Siro si të mirë. Do të duhet të bëjmë një ndeshje vendosmërie sa i përket ndeshjes së parë.”

A do të jetë një Inter mbrojtës?

“Ju e dini historinë time në Inter. Në muajt e parë luajtëm një futboll të mirë që u njoh në të gjithë Europën. Ka ndeshje që vijnë në momente të veçanta si kjo, kemi pasur një qëndrim pozitiv në ndeshjen e parë. Së bashku vuajtë për të bllokuar një Barcelonë cilësore.

Ne jemi gati për një ndeshje të fortë”, është shprehur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat