Gabriel nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Futboll

Gabriel nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:00
Gabriel nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Gabriel Magalhaes ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin.

Klubi londinez ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes së re me brazilianin, i cili vlerësohet si një nga futbollistët kyç dhe më të rëndësishëm për Mikel Artetan.

Kontrata paraprake e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2025.

24-vjeçari iu bashkua Arsenalit në vitin 2020 nga Lille për shumën e transferimit prej 26 milionë eurosh.

Gabriel ka regjistruar 89 paraqitje me londinezët deri më tani në të gjitha garat.

Ai ka shënuar 9 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat