Shitja e Interit, më në fund flet edhe Zhang

Futboll

Shitja e Interit, më në fund flet edhe Zhang

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 17:59
Shitja e Interit, më në fund flet edhe Zhang

Stiven Zhang ka festuar dje katër vite si president i Interit me një kualifikim që do të vlejë shumë jo vetëm për anën sportive, por edhe për atë ekonomike.

Pas ndeshjes, 30-vjeçari kinez ka folur duke mohuar zërat e shitjes për të cilët po flitet prej shumë kohësh.

“Nuk jam duke folur me asnjë investitor sepse Interi nuk është në shitje. Ne jemi të përqendruar në punën tonë dhe jemi mësuar me spekulimet e bëra prej vitesh”, tha presidenti që më pas u përqendrua edhe te rinovimi i Milan Shkriniarit.

“Shkriniar është një lojtar i pabesueshëm dhe e di mirë se sa shumë e vlerësoj. Kam besim se do të vendosë të qëndrojë me ne”, u shpreh Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat