Ukpa premton fitore për Strugën kundër Bregallnicës 

Futboll

Ukpa premton fitore për Strugën kundër Bregallnicës 

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 23:47
Ukpa

Futbollisti i Struga Trim Lum Hogan Ukpa, nesër (13.00) pret fitore kundër Bregallnicës së Shtipit, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Lideri i kampionatit ka përparësinë e terrenit dhe beson e shpreson se do ta kthejnë duarthatë Bregallnicën.

“Një gjë mund të ju premtojmë tifozëve, 100% loja kundër Bregallnicës do të jetë shumë më e mirë se ndeshja jonë e fundit dhe mbi të gjitha do të dalim me fitore për të qëndruar sërish në pozitën e parë”, - tha Ukpa.

Premtoni gol sikurse në ndeshjen e parë?

 “Jo vetëm të shënosh apo të asistosh, por mbi të gjitha edhe të luftosh për ekipin, besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundon futbollisti për faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat