Girona triumfon ndaj Athletic Bilbao-s

Futboll

Girona triumfon ndaj Athletic Bilbao-s

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 23:40
Girona triumfon ndaj Athletic Bilbao-s

Pas barazimit 1-1 me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”, Girona dhuroi një tjetër ndeshje të madhe për tifozët e saj, duke mundur 2-1 Athletic Bilbaon.

Tri golat u shënuan në gjysmën e dytë të pjesës së dytë të takimit. David Lopez kaloi vendasit me kokë në avantazh në minutën e 67’.

Tetë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi me anë të Ivan Martin, por skuadra baske reagoi dhe rihapi sfidën falë golit të Gorka Guruzeta (79’).

Emocionet nuk munguan deri në fund, por festa i takoi Gironës dhe tifozëve të pranishëm në stadiumin “Estadio Municipal de Montilivi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat