​Van Gaal: Holanda e dobët përballë Senegalit

Futboll

​Van Gaal: Holanda e dobët përballë Senegalit

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:06
Louis van Gaal

Louis van Gaal pranon se Holanda ishte e dobët pavarësisht fitores në Kupën e Botës ndaj Senegalit

Holanda mundi Senegalin me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës 2022 falë golave të vonshëm nga Cody Gakpo dhe Davy Klaassen për t'i vendosur ato në ‘pole position’ për të fituar Grupin A.

Megjithatë Louis van Gaal tha se fitorja erdhi me shumë vonesë, edhe pse ajo pritej që të vinte.

“A ishte një fitore efikase? Sigurisht që ishte. Më dëgjoni, ne luajtëm me posedim të dobët të topit në pjesën e parë, por megjithatë krijuam pesë raste. Ishte më e balancuar në pjesën e dytë. Krijuam një rast dhe shënuam dy herë dhe, të them të drejtën, isha i qetë. Kam pasur gjithmonë ndjenjën se do të shënonim. Kështu që ishte e merituar edhe pse ne ishim të dobët në zotërim.”, tha Van Gaal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat