Në orën 20:00, ndeshje e fundit e raundit të parë në grupe është Brazil – Serbi.
“Seleçao”, pesë herë kampione e Botës, përballet me përfaqësuesen ballkanase, që synon ta nisë me këmbën e mbarë Botërorit përballë ekipit favorit për të kaluar grupin.
Tite ka preferuar të aktivizojë njëkohësisht katër sulmues, me tredhëmbëshin Vinicius Junior-Richarlison-Raphina.
Ndërsa Neymar paksa më i tërhequr nga e majta. Sa i perket Serbisë, në rreshtimin 3-5-3, në majë të sulmit janë Mitrovic dhe Milinkovic dhe Tadiq.