Felix: Gjithmonë përpiqem të ndihmoj klubin tim dhe kombëtaren

Futboll

Felix: Gjithmonë përpiqem të ndihmoj klubin tim dhe kombëtaren

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:36
Felix: Gjithmonë përpiqem të ndihmoj klubin tim dhe kombëtaren

Sulmuesi i talentuar i Portugalisë, Joao Felix arriti të debutonte me gol në turneun me elitar për ekipet kombëtare.

Siç raporton O Jogo, Felix është shprehur se fitorja pritej pasi gjatë gjithë kohës ata ishin ekipi dominues.

Në pjesën e parë ata ishin më të organizuar, në mbrojtje, me një rresht prej pesë dhe një tjetër me katër, dhe kur takon një ekip të shpejtë dhe agresiv është e vështirë të përshtatesh. Ne patëm raste dhe ata jo, ne kontrolluam lojë plotësisht. Edhe pse nuk kishim shënuar ne ishim dominues”,- u shpreh Felix.

“Sigurisht që është një ndjenjë lehtësimi, për gjithçka që ka ndodhur, por unë bëj punën time, gjithmonë përpiqem të ndihmoj klubin tim dhe kombëtaren.”,- është shprehur më tej 23-vjeçari, duke iu referuar kështu momentit të vështirë, që po kalon tek Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat