Ndeshjet e sotme në Botërorin “Katar 2022”

Futboll

Ndeshjet e sotme në Botërorin “Katar 2022”

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Kampionati Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë sot me xhiron e dytë të fazës së grupeve, ku kemi disa ndeshje tejet interesante.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të fillojë nga ora 11:00, ku Tunizia do të përballet me Australinë.

Ndërkaq, ndeshje sot zhvillon edhe Polonia e Franca, ku polakët përballen me Arabinë Saudite, kurse kampioni i botës zhvillon ndeshje kundër Danimarkës.

Ndeshja përmbyllëse e programit të sotëm fillon nga ora 20:00, ku Argjentina e synon me çdo kusht fitoren kundër Meksikës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

11:00 Tunizia – Australia (Stadiumi Al Janoub)

14:00 Polonia – Arabia Saudite (Stadiumi Education City)

17:00 Franca – Danimarka (Stadiumi 974)

20:00 Argjentina – Meksika (Stadiumi Lusail Iconic)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat