Barcelona, në sulm për talentin e Turqisë

Futboll

Barcelona, në sulm për talentin e Turqisë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:31
Barcelona, në sulm për talentin e Turqisë

Arda Guler, 17 vjeç, po tërheq vëmendjen me potencialin e tij, pavarësisht se nuk është titullar te Fenerbahçe. Trajneri nuk i ka dhënë shumë minuta në Superligën e Turqisë, por e ka aktivizuar më shumë në Europa League dhe Kupën e Turqisë.

Guler është një lojtar i gjithanshëm, pozicioni i tij më i mirë është ai i numrit “10”. Lojtari i majtë është thirrur nga trajneri i Turqisë, Stefan Kuntz, për ndeshjet miqësore ndaj Skocisë dhe Republikës Çeke. Në Turqi besojnë se ka një të ardhme të madhe. Barcelona nuk po e shikon vetëm këtë sezon, pasi e kanë ndjekur që kur luante te moshat e skuadrës turke.

Stafi teknik i Barcelonës është i vendosur për të marrë Gulerin, pavarësisht se nënshkrimi i Emre Demirit, një tjetër lojtar që konsiderohej premtues, nuk shkoi siç pritej te Barça. Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koc, është një nga pronarët e kompanisë sponsorizuese të Barçës. Kjo marrëdhënie mund të lehtësojë një negociim të mundshëm mes dy klubeve, por katalanët do të duhet të konkurrojnë me PSG-në, Bayernin, Borussian dhe Liverpoolin.

Drejtori sportiv i klubit parizian, Luis Campos, mësohet se tashmë e ka kontaktuar Fenerbahçen për lojtarin. Arda Guler ka kontratë deri në vitin 2025. Klubi turk pret të marrë të paktën 25 milionë euro nga transferimi i tij i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat